Vala e protestave, Hahn: Nuk ka “Pranverë të Ballkanit”

Vala e protestave, Hahn: Nuk ka “Pranverë të Ballkanit”

455
0

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka folur për valën e protestave në Ballkan, ku ka refuzuar të përdorë termin “Pranvera e Ballkanit”. Hahn ka thënë se ai vlerëson përparimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke bërë thirrje për një vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

 

“Unë nuk do të përdorja termin “Pranvera e Ballkanit, pasi protestat në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri bëhen për arsye dhe motive të ndryshme. Ka shumë çështje të politikës së brendshme që lidhen me këto protesta dhe vijnë si rrjedhim i pakënaqësisë kundrejt qeverive aktuale. Unë dua të shoh shumë pozitivisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por rrjedhimisht edhe me Shqipërinë. Secili bëhet nervoz për këtë, por kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse që ne do të mund të fillojmë përgatitjet për hapjen e kapitujve të parë të negociatave. Dhe për këtë kërkohet vendim unanim i të gjitha shteteve anëtare. Pra, vlerësimi i përmbushjes së kritereve kërkon një vendim unanim. Por mesazhi ynë duhet tê jetë nga ana tjetër, se nëse partnerët tanë përmbushin kriteret për hapjen e negociatave, edhe ne duhet të reagojmë pozitivisht”, ka thënë Johannes Hahn.

 

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, Hahn tha se do të bëhet një rekomandim pozitiv për vendet e Ballkanit perëndimor në muajin maj./