Vajza me motor habit njerëzit tek “Myslym Shyri”, gabimi që nuk i...

Vajza me motor habit njerëzit tek “Myslym Shyri”, gabimi që nuk i falet

764
0

foto-1

Kush tha që vajzat nuk kanë guxim për të bërë prapësira? Këto pamje nga rruga e “Myslym Shyrit” në Tiranë  e tregojnë më së miri këtë.

Një vajzë me motor ka vendosur skafandër në kokë, por nuk është treguar e kujdesshme në trotuar. Ajo së bashku me një grua që e ka pasur në motor, ka kaluar në mes të rrugës së këmbësorëve edhe pse këta të fundit ishin të shumtë dhe ka ecur në këtë  mënyrë për disa minuta.

Mund të kishte fëmijë, të moshuar të pavëmendshëm, të cilët duke menduar se janë në rrugën e tyre, mund të kishin përfunduar në rrotat e motorit, ndaj ky është një shembull negativ.

Respektoni rregullat dhe sinjalistikat rrugore për të shmangur aksidentet që këtë sezon veror kanë qenë të shumtë në numër.