Vajza bëri bujë si modele. Ja çfarë shkruan i ati, Niko Peleshi

Vajza bëri bujë si modele. Ja çfarë shkruan i ati, Niko Peleshi

2416
0

aleksia

Aleksia Peleshi, vajza në kopertinën e revistës italiane “Dimmi”, mori vëmendjen maksimale të rrjeteve sociale, jo vetëm për bukurinë e rrallë, por dhe për faktin se është e bija e zëvendëskryeministrit të vendit, Niko Peleshi.

Ndaj bujës së madhe që shkaktoi portreti i saj brun me sy jeshil nuk qëndroi indiferent as i ati, i cili, duke shfrytëzuar këtë muaj pushimi të kabinetit qeveritar, i ka kushtuar një status vajzës së tij 14­vjeçare. Bashkë me kopertinën e revistës, ku e bija shfaqet, ai ka shkruar  me shaka:

“Ndihem xheloz për like­t e saj. Ndoshta politika nuk është në rrugën e duhur”. Kjo diçiturë ka marrë miratimin e ndjekësve të tij, të cilët janë vendosur në këtë rast kundër politikës.

Për të qenë imazhi i kopertinës së kësaj reviste për muajin gusht, Aleksia është ftuar në bashkëpunim nga “Grace Professional Courses” me revistën italiane “Dimmi”.