Vajza 2-vjeçare diagnostikohet me kancer ovarian në fazën e 3-të, rasti i...

Vajza 2-vjeçare diagnostikohet me kancer ovarian në fazën e 3-të, rasti i vogëlushes që po habit mjekët

416
0

Fëmijët sëmuren herë pas here, sigurisht, por asnjë prindi nuk mund t’ja marrë mendja të ketë një fëmijë të diagnostikuar me kancer ovarian. Për fat të keq, ky ishte fati me të cilin prindërit e McKenna Shea Xydias, njohur ndryshe si “Kenni” duhej të përballeshin. Pasi Kenni shfaqi temperaturë dhe bark të fryrë, pridnërit e çuan menjëherë tek pediatri. Mjekët i siguruan se vogëlushja kishte gazra.

Nëna e Kennit i shtyu mjekët për më shumë teste dhe një tumor 14 centimetër u gjet mbi vezoren e saj, mes tumoreve më të vogla kanceroze pranë mëlçisë së saj, shpjegon i ati. Familja u trondit me diagnozën e vajzës së tyre. Si mundet një 2-vjeçare të ketë kancer ovarian në fazën e tretë? Reagimi i menjëhershëm i prindërve ishte:”Si mund të ndodhë kjo?”.

Tumoret e qelizave të vezoreve janë tumoret që fillojnë në qelizat që janë ndaluar në zhvillimin e hershëm por që më pas duhet të jenë bërë pjesë normale e organeve riprodhuese të fëmijës, thotë Dr. Eslin. Nga ana tjetër, kanceri ovarian tek të rriturit formohet kur diçka shkon keq më vonë në jetë me qeliza normale, ndryshe nga tumoret qelizore në embrion, të cilat kurrë nuk zhvillohen në qeliza të shëndetshme, thotë ai. Tumoret e qelizave embrionale? janë të rralla; megjithatë, ato janë më të zakonshmet nga kanceri ovarian dhe testikular te fëmijët. Ekzistojnë disa lloje të tumoreve të qelizave të embrioneve, por të gjitha ato trajtohen njësoj, thotë Dr. Eslin, zakonisht me kirurgji dhe kimioterapi.

Kenni kreu operacionin më 18 shkurt. Mjekët ishin në gjendje të hiqnin 90% të tumorit më të madh të Kennit, si dhe qelizat e tjera kanceroze, por ata kishin për të hequr një vezore dhe disa nga zorrët e saj të vogla në proces zhvillimi. Kenni pritej të fillonte kimioterapinë më 27 shkurt. Familja Xydias thotë se Kenni është gati të mposhtë kancerin. Meagan Xydias ka një mesazh të rëndësishëm për nënat e tjera që mund të kenë një mendim se fëmija i tyre vuan nga një çështje më e madhe shëndetësore. ”Shpresoj që pasi të keni dëgjuar historinë e vajzës sime të jeni motivuar të bëni një kontroll më shumë”.-shkruan ajo