Ushtria në mbrojtje të aeroportit, reagon Presidenca

Ushtria në mbrojtje të aeroportit, reagon Presidenca

378
0

Pas vendimit për angazhimin e ushtrisë në mbrojtje të Aeroportit “Nënë Tereza”, ka ardhur reagimi i parë nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka thënë se Ilir Meta i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për bazën ligjore të këtij vendimi.

 

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, ka thënë zëdhënësi Blushi. Ai shtoi se pasi të ketë një informacion më të plotë, Presidenti Ilir Meta mund të bëjë një reagim publik.

 

Sot, ishte ish-Presidenti Bujari Nishani i cili tha se ky vendim ishte tërësisht i paligjshëm dhe anti-kushtetues, duke paralajmëruar Metën për krijimin real të juntës ushtarake.