Sot reperi i njohur shqiptar, Noizy feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Ka patur mijëra urime në rrjetet sociale për të. Por ndër më të veçantët është ai i koleges dhe mikes së tij, Encës. Ajo e quan mikun e saj ‘shpirt binjak’.
Urimin e ka shoqëruar me një foto shumë të bukur të saj dhe Noizyt, të postuar në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti binjak. Uroj të jesh gjithnjë i lumtur”, shkruan këngëtarja për kolegun e saj.