Urbani përplas dy këmbësore në Tiranë, shoqërohet shoferi

Urbani përplas dy këmbësore në Tiranë, shoqërohet shoferi

381
0

 

Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në kryeqytet. Autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin A. M ka përplasur dy këmbësore në Bulevardin Zogu i Parë. Si pasojë kanë mbetur të plagosura shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte bashkë me të. Mësohet se të plagosurat ndodhëen jashtë rrezikut për jetën dhe shoferi është shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin  A. M ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.

 

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar.