“Ultra Music” prezanton Era Istrefin

“Ultra Music” prezanton Era Istrefin

397
0

20160921185833831646

“Jam Era Istrefi…vij nga Kosova” kështu nis prezantimi i këngëtares kosovare në një video të postuar nga kompania e njohur muzikore, “Ultra Music”, me të cilën ajo ka të nënshkruar kontratë.

Nën tingujt e hitit me përmasa botërore, “Bon bon”, në këtë video rreth 3 minutëshe, Era flet për prejardhjen e saj, muzikën që bën dhe inspirimin e saj, transmeton Koha.net.

Këngëtarja thotë se ka qenë muzika angleze që e ka tërhequr gjithmonë.

“Muzika e vendit tim ishte shumë tradicionale për ne, prandaj muzika angleze na ka tërhequr më shumë”, deklaron ajo teksa kujton kohët kur dëgjonte bashkë me motrat e saj këngëtarë të famshëm. “Më kujtohet kur isha e vogël dhe së bashkë me motrat gjatë gjithë kohës shikoja televizor. Ishim të obsesionuar nga artistë të tillë si: Britney Spears, Enimen, Beyonce, Rihanna e të tjerë”, është shprehur ajo.

Era pohon gjithashtu në këtë video se ka kaluar net të tëra duke krijuar muzikë, gjersa nuk ka harruar të përmend as faktin se vjen nga një familje artistësh. “Babai im ishte aktor ndërsa nëna këngëtare, pra vij nga një familje artistësh”, ka shpjeguar Istrefi.

Nga kontrata me “Ultra Music”, Era pritet të depërtojë mirë në skenën ndërkombëtare, pavarësisht se edhe kënga “Bonbon” i ka dhënë një popullaritet të madh gjithandej.