Udhëtimet drejt Italisë në 6 shtator, Autoriteti i Aviacionit Civil: Do ketë...

Udhëtimet drejt Italisë në 6 shtator, Autoriteti i Aviacionit Civil: Do ketë anullime dhe vonesa

319
0

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se pasagjerët që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Në njoftim theksohet se për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë në këtë datë të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.