U varros në një fshat të Tropojës, sa persona morën pjesë në...

U varros në një fshat të Tropojës, sa persona morën pjesë në varrimin e Admir Muratajt

667
0

 

Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit, Admir Murataj, organizatori i grabitjes së Rinasit tre ditë më parë, i cili mbeti i vrarë  gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Ceremonia mortore u zhvillua mesditën e djeshme në orën 12:00 në fshatin Çerem të Tropojës, aty ku ka lindur Murataj.

Murataj ishte i martuar dhe kishte dy vajza të cilat jetonin me të ëmën në Prezë.

Mësohet se në ceremoninë mortore të Muratajt morëm pjesë diku të 60-70 persona.

Ndërsa vëllai i tij, Aleksandër Murataj i cili ndodhte në burg i akuzuar për grabitjen në Qafë Kashar në vitin 2017, nuk mori pjesë në varrim.

Ai nuk u lejua t’i jepte lamtumirën e fundit vëllait e kjo solli rebelimin e miqve të tij në burgun 313 ku po vuan dënimin.

Screenshot_7.jpg

75753ac67dc286ab9353d4c946734647_L.jpg