‘U tregoi gishtin e mesit shqiptarëve’, Vasili me thirrje të fortë: Jashtë...

‘U tregoi gishtin e mesit shqiptarëve’, Vasili me thirrje të fortë: Jashtë nga Shqipëria Borchard, ky alabak nuk është OSBE, as Evropa

738
0

Me thirrje te forte per largimin e ambasadorit te OSBE-se nga vendi yne, nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili e ka cilesuar ate nje alabak, duke iu referuar nje videoje, ku Bernd Borchardt, duket duke i treguar gishtin e mesit protestuesve te Unazes se Re ne Tirane.

 

Duke postuar videon ne fjale, Vasili shkruan sot se ai duhet te largohet nga vendi yne.

 

“Jashte nga Shqiperia Borchard!!(VIDEO). Ky alabak,qe guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptareve. Ky nuk eshte OSBE, ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar. Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?” shkruan Vasili.

 

 

Postimi i Vasilit

 

Jashte nga Shqiperia Borchard!!(VIDEO).

 

Ky alabak,qe guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptareve.

 

Ky qe qepi gojen per votimet puniste te 30 qershorit.

 

Ky qe mbylli gojen per raportin e OSBE -ODIHR per 30 qershorin.

 

Ky qe paturpesisht ndryshoi fjalen brenda nates per drogen qe mbuloi Shqiperine.

 

Ky qe ne 2008 i beri duart flake kur duatrokiste shkaterrimin e kushtetutes dhe zgjedhjeve.

 

Ky nuk eshte OSBE, ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.

 

Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?