U thirr në prokurori, flet Basha: PD, s’ka shkelur ligjin! Të bëhen...

U thirr në prokurori, flet Basha: PD, s’ka shkelur ligjin! Të bëhen publike përgjigjet e ardhura

426
0

Kreu i PD, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, pasi ishte thirrrur për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se u thirr si një person që ka dijeni për çështjen dhe bëri të ditur se ka ardhur përgjigjia nga SHBA e Britania që sipas tij faktojnë se PD nuk ka shkelur ligjin.

Po ashtu kryedemokrati kërkoi që prokuroria t’i bëjë publike këto, ndërsa i quajti gënjeshtra deklaratat e qeverisë, ndërsa theksoi se e shfrytëzon këtë çështje për qëllime politike.

“Dua ta bëj të qartë përmes jush se hetimi i hapur prej 1 viti e gjysmë bëhet në bazën e nenit 190. Çëshjtja që po hetohet me kërjkesë të PD është nëse këto formularët janë mbushur siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat që është angazhuar qeveria. Ka 1 vit e gjysëm që ka nisur hetim i ka më shumë se 6 muaj që ka ardhur përgjigjia nga SHBA dhe Britania dhe vërtetojnë se asnjë drejtues nga PD nuk ka shkelur ligjin. I kërkojmë prokurisë ti bëjë publike.

Me letërporosinë jam njohur sot. Prokuroria duhet t’i bëjë publike të cilat vërtetojnë se PD nuk ka shkelur asnjëherë ligjim”, tha Basha.