U tha se vdiq sot në aksident, ndryshon komplet rrjedha e ngjarjes:...

U tha se vdiq sot në aksident, ndryshon komplet rrjedha e ngjarjes: 27 vjeçari është vrarë dhe është hedhur në rrugë

890
0

Mëngjesin e sotëm policia raportoi se një i ri, Sokol Veliraj, 27 vjeç ishte aksidentuar për vdekje nga një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mirëpo, rrjedha e hetimit ka ndryshuar totalisht, pasi ka dyshime se i riu është vrarë dhe është hedhur në rrugë. Sokol Veliraj, ishte nga Elbasani por jetonte në Pogradec ndërsa së fundmi ka punuar si çoban në fshatrat e Tepelenës. Sipas grupit të hetimit nuk ka shenja gjaku në vendin ku presupozohej të kishte ndodhur aksidenti dhe as gjurmë që dëshmojnë se ka ndodhur një aksident. Viktimës i janë gjetur dëmtime poshtë mjekrës ndërsa grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve.

 

NJOFTIMI I POLICISË NË MINUTAT E PARA QË NDODHI NGJARJA:

 

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.