U tërhoq nga gara, Bruçaj tregon arsyet: Ka kandidatë më të mirë...

U tërhoq nga gara, Bruçaj tregon arsyet: Ka kandidatë më të mirë se unë!

413
0

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur myftiu Skënder Bruçaj, kreu aktual i KMSH, që një ditë më parë u tërhoq nga gara për një mandat të dytë.

Bruçaj, gjatë fjalës hapëse, ka treguar dhe arsyet se përse sipas tij, u tërhoq nga gara. Ai është shprehur se ka vendosur dorëheqjen nga një rikandidim pasi ka kandidatë edhe më të mirë se ai, që kanë mbaruar universitet më të mira islame.

“Në përfundim të këtij mandati 5-vjeçar, edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rrotacion, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim”, u shpreh Gurra.

Kujtojmë që në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra dhe myftiu i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.

Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar.