Partizani është duke kryer përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Flamurtarit.
Gjatë kohës që po kryenin stërvitjen, ata janë surprizuar nga vizita e portierit Aldo Teqja.
Pak kohë më parë, portieri u rrëzua nga kati i gjashtë i një pallati në Komunën e Parisit.
Edhe pse fillimisth u tha se Teqja ishte vetëhedhur, më pas prindërit e tij dhe vetë futbollisti mohuan ngjarjen, duke thënë se ishte aksidentale.
Duket se rikuperimi i lojtarit po shkon në mënyrën e duhur, dhe në vijim do ta shohim përsëri me pjesën tjetër të ekipit