U rrah me grushta në ambientet e Top Channel me Salianjin, reagon...

U rrah me grushta në ambientet e Top Channel me Salianjin, reagon Ralf Gjoni: Muskujt në rrugë

514
0

Reagon deputeti i ri i opozitës, Ralf Gjoni pas lajmit të sherrit me grushta mbrëmë pas emisionit “Open” në zyrat e Top Channel. Siç u tha, nga punonjës të TCH, pas debatit në studio, Gjoni dhe Salianji u goditën në shkallët e televizionit duke fyer e sulmuar njëri-tjetrin. Ishte Salianji ai i cili e sulmoi i pari fizikisht deputetin e ri të opozitës. Ndërkaq, sapo ka reaguar Ralf Gjoni i cili thotë se muskujt duhen treguar në rrugë dhe idetë në Parlament.

 

“IDETË NË PARLAMENT – MUSKUJT NË RRUGË!

 

Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament”, shkruan Gjoni.