U plagos nga vinçi/ Policia arreston 46-vjeçarin, ja pse akuzohet

U plagos nga vinçi/ Policia arreston 46-vjeçarin, ja pse akuzohet

404
0

Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin me inicialet B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë arrestimi i tij vjen pas plagosjes nje dite me pare, ne nje kantier ndertimi, te punetorit, teksa punohej me vinc.

Njoftim për shtyp

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.