
Ilustruese
Ndërron jetë 50-vjeçari i cili u përplas nga një kamjoçinë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku 50 vjeçari u përplas nga një kamioçinë që drejtohej nga A.P., 63 vjeç në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
Menjëherë pas aksidentit shtetasi u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.