U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn

U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn

312
0

Shtyhet për të dytën herë seanca në gjykatën Administrative për Lulzim Alushajn, i cili u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet se mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor.

Alushaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila e nxori jashtë garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me motivin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist (15 vite). Ndërkaq, gara për kryeprokuror do të vijojë të jetë e bllokuar derisa të jepet vendimi për Alushajn.

KLP-ja ka caktuar listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn