U përfol si e përfshirë në videon komprometuese, reagon Romina Kuko

U përfol si e përfshirë në videon komprometuese, reagon Romina Kuko

497
0

Prej disa ditësh në media është aluduar për ekzistencën e një video komprometuese ku thuhet se është përfshirë një ambasador në Tiranë dhe një zyrtar i lartë i qeverisë.

Zëvendës ministrja e Bredshme, Romina Kuka ka qenë një nga personat e përmendur si e përfshirë në këtë çështje por ajo ka reaguar duke i quajtur këto aludime të turpshme.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan në Twitter, zv/ministrja Kuko.