Këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte përfolur si fituesja e edicionit të 58 të Festivalit të Këngës në RTSH, e ka shprehur hapur mërzitjen e saj pasi u rendit e dyta.
Fitorja e Arilena Arës duket se ishte surprizë për të. Elvana nuk mori pjesë në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përveç fitueses, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë. Kjo duket edhe ne nje video që ka postuar gazetari Shehu në Instastory.
“Iconstyle.al” ka publikuar një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.
Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri kur Alketa mbylli festivalin, por më pas ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë.