U largua nga Milani në fund të sezonit, Bertolaci pranë kalimit te...

U largua nga Milani në fund të sezonit, Bertolaci pranë kalimit te zikaltërit

403
0

 

Andrea Bertolaci mbylli kontratën në fund të sezonit me Milanin dhe tani është një lojtar i lirë.

Mesfushori prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij. E ardhmja e tij mund të jetë në Bergamo, pasi interes për të kohët e fundit ka shfaqur Atalanta.

Sipas asaj që shkruan “L’Eco di Bergamo”, zikaltërit janë në kërkim të një mesfushori dhe kanë nisur kontaktet me 28-vjeçarin. Edhe pse merkato tashmë është mbyllur, Bertolaci është një lojtar pa kontratë dhe mund të kalojë te cila skuadër ai dëshiron.

Në rast se mesfushori do të kalojë te Atalanta, atëherë ai aty do të bashkohej me trajnerin Gasperini, me të cilin ka punuar edhe më parë kur të dy ishin pjesë e Xhenoas