U kapën mat në kinema: Olsi Bylyku konfirmon lidhjen me bukuroshen brune

U kapën mat në kinema: Olsi Bylyku konfirmon lidhjen me bukuroshen brune

553
0

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku gjithnjë është treguar diskret lidhur me jetën e tij private.

Në disa dalje të ndryshme mediatike ai është shprehur se është beqar, mirëpo para pak ditësh është fotografuar pranë të dashurës së tij gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

Nga disa foto të bëra publike nga “Panorama Plus”, aktori shihet i kapur për dore më një bukuroshe brune.

Por si reagoi Olsi pas kësaj?

Jo shumë mirë! Ai është shprehur për “RevistaWho” në këtë mënyrë: “Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.

Mirëpo ditën e sotme aktori i dashur për publikun ka vendosur që ta konfirmojë lidhjen me të dashurën e tij e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto.

Ai ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet krah bukuroshes në makinë dhe duken një çift mjaft i këndshëm.