Një person ka rënë në pranga ditën e sotme në Mitrovicë të Kosovës, pasi u ka dërguar familjarëve të ish-bashkëshortes fotografi me përmbajtje erotike.
Sipas mediave kosovare, burri, shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte shpërndarë fotot nëpërmjet telefonit.
Viktima ka treguar se i dyshuarin ishte ish-bashkëshorti i saj, me të cilin duket se është nuk është ndarë mirë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.