U arratis nga burgu i Peqinit, policia kap 35-vjeçarin

U arratis nga burgu i Peqinit, policia kap 35-vjeçarin

371
0

Policia ka kapur një të arratisur nga burgu i Peqinit. 35-vjeçari me iniciale L.C., i lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, vuante dënimin në burgun e Peqinit. Ai ishte dënuar me nëntë vite burgim, për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Më 9 nëntor 2018, 35-vjeçari kishte marrë leje për të shkuar në shtëpinë e tij në Tepelenë, por nuk ishte kthyer më në burgun e Peqinit. Ai u kap sot nga shërbimet e Policisë së Komisariatit numër 3 në Tiranë, ndërsa veprimet e tjera do të kryhen nga Policia e Tepelenës.