Turqia arreston motrën e ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, autoritetet:...

Turqia arreston motrën e ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, autoritetet: ‘Minierë ari’ për inteligjencën turke

374
0

Motra e liderit të ISIS (e arrestuar) Rasmiya Awad dhe lideri i ISIS Abu Bakr al Bagdadi

Turqia ka njoftuar arrestimin e motrës të liderit të ISIS-it, Abu Bakr al Bagdadi, të vrarë nga amerikanët.

Sipas autoriteteve turke, 65 vjeçarja  Rasmiya Awad, është  “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo disponon mbi organizatën terroriste.

Ndërkohë, ofensiva turke vijon me sulmet kundër ISIS. Vetëm dje ushtria e Ankarasë ndaloi 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn Sirian.

Sipas njoftimit të zëvendësministrit të Brendshëm turk, shumica e të arrestuarve ishin të të kombësive të ndryshme, por mes tyre kishte edhe shtetas turq.

‘Ne kemi arrestuar 242 të huaj nga 19 kombësi të ndryshme dhe 45 terroristë turq. ‘Të huajt janë në zonën e sigurt, nën kontrollin tonë në Siri. Vendet e origjinës janë informuar tashmë,’ tha zëvendësministri i Brendshëm turk.