Turp Mister 6%”, “Poshtë uzurpatorët”- protestë para bashkisë së Kamzës

Turp Mister 6%”, “Poshtë uzurpatorët”- protestë para bashkisë së Kamzës

476
0

Ndërkohe që ne mesdite u konstitua Keshilli Bashkiak dhe u betua Rakip Suli, si kreu i ri  i bashkise se Kamzes, qytetare dhe mbeshtetes te demokratit Xhelal Mziu protestojne jashte ambienteve te bashkise.

Me pankarta në duar “Poshte diktatura”, “Kamza blu” “Asnjë hap pas”, “Turp Mister 6%” , “Poshte uzurpatoret”, mbështetës të PD-së shprehen se nuk do te lejojne zaptimin e institucionit nga nje person qe nuk ka dale nga zgjedhjet, por nga votime njepartiake.

Ata thonë se nuk do lejojnë te betuarin e ri, Rakip Sulin të hyjë në godinë. Kujtojme se sot konstituuimi i keshillit bashkiak u be ne nje ceremoni zhvilluar ne shkollën “Hillary Clinton”.