Turizmi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë: Një mundësi unike për të gjithë...

Turizmi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë: Një mundësi unike për të gjithë startup-et

530
0

MFE do të zhvillojë një trajnim në fushën e turizmit për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të projektit Networking for Smart Tourism Development (NEST) gjatë datave 3-21 dhjetor 2020 do të zhvillojë një trajnim online (pa pagesë) për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e turizmit (NVMT) në Shqipëri, duke marrë në konsideratë dhe rrethanat aktuale të imponuara nga Covid-19 në mbarë botën. Në këtë trajnim mund të marrin pjesë dhe aspirantë/start-up që kanë ide origjinale për zhvillimin e aktivitetit të turizmit.

 

Secili nga pjesëmarrësit do të paraqesë një ide “inteligjente” për një destinacion turistik dhe do të jetë në gjendje të provojë forcën e vet, në krijimin e itinerareve eksperimentale të turizmit ndërkufitar, në sektorët e sporteve dhe natyrës, kulturës, ushqimit dhe verës, të cilat si pjesë e projektit mund të shohin pjesëmarrje aktive në promovimin e marketingut të autoritetet lokale, operatorët turistikë dhe bizneset që operojnë në territoret e afektuara nga ky projekt.

 

Gjithashtu, pjesëmarrësve në trajnim do t’ju krijohet mundësia e ndërlidhjes/ndërveprimit me NVMT nga Italia (Puglia dhe Molise) dhe Mali i Zi, për shkëmbimin e ideve e eksperiencave si dhe për krijimin e ofertave të përbashkëta atraktive sa i takon menaxhimit te destinacioneve. Finalizimi i projektit NEST (produkti i fundit) ka lidhje pikërisht me këtë aktivitet, në përfundim të të cilit do të zbatohen dhe eksperimentohen itinerare të reja të përshtatura me karakteristikat unike të secilit vend (shtigje te reja për menaxhimin e destinacioneve turistike në zonën IPA”, e më konkretisht tri itinerare tematike ndërkufitare).

 

Disa nga objektivat specifike të trajnimit janë:

Të sigurojë konceptet themelore të “menaxhimit të destinacionit inteligjent turistik

dhe kompanive të mençura.

Të prezantojë veprimet kryesore në fushën e inovacionit, teknologjive digjitale, qëndrueshmërisë dhe aksesit, duke analizuar raste praktike dhe duke zhvilluar hipoteza të dizajnit.

Të sigurojë njohjen e përdorimit të mjeteve metodologjike dhe operacionale,  si për të kontribuar në krijimin e “destinacioneve të turizmit inteligjent” ashtu edhe për të hartuar dhe promovuar shtigje/itinerare “inteligjente”, të afta për të tërhequr turistë në vendet në zonat ndërkufitare (Itali, Shqipëri dhe Mal i Zi).

Për më shumë informacion klikoni linkun:

http://financa.gov.al/33998-2/