Turistët nga Belgjika humbin mes maleve në Vlorë

Turistët nga Belgjika humbin mes maleve në Vlorë

434
0

Prej mbrëmjes së djeshme në Vlorë, dy turistë belgë janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Policia është lajmëruar pasi ata nuk janë kthyer në vendin ku po qëndronin.

Burimet nga policia bëjnë me dije se turistët janë parë për herë të fundit mes Llogarasë dhe Dhërmiut në fshatin Ilias.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por deri tani nuk janë gjetur.

Mësohet se ata janë të moshës 55 vjeç dhe kishin shkuar në Vlorë prej disa ditësh.