Tsipras paralajmëron Shqipërinë: Çfarë i kam thënë Edi Ramës

Tsipras paralajmëron Shqipërinë: Çfarë i kam thënë Edi Ramës

436
0

Kryeministri grek Alexis Tsipras paralajmëron sërish Shqipërinë! Në një shkrim të botuar nga Financial Times, ai thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Këtë kreu i qeverisë greke thotë se ia ka shpjeguar edhe homologut shqiptar, Edi Rama. Tsipras thotë se ka qenë i qartë më Edi Ramën, se Tirana duhet të mbrojë të drejtat e minoritetit grek, në të kundërt rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë e mbyllur.

 

“Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE sëbashku… Por ne nuk do të vemë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.

 

“Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detarë, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy shteteve që prej 1945 dhe statusi i minoritetit etnik grek në Shqipëri”, vazhdon më tej ai.