Tronditet Vlora, dy shpërthime tritoli brenda natës (video)

Tronditet Vlora, dy shpërthime tritoli brenda natës (video)

387
0

Dy shpërthime kane tronditur qytetin e Vlorës pas mesnate. Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen “Lirim”, pranë policisë së Vlorës. Lënda shpërthyese ishte vendosur pranë derës së banesës së tregtarit Fatjon Baka 30 vjec. Siç shihet dhe nga pamjet dëme kanë pësuar muret dhe apartamentet e dy kateve. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe zonja e shtëpisë, u shtrua në spital për shkak të tronditjes që pësoi. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë Bashkisë së Vlorës, në lagjen “15 Tetori”. Tritoli ishte vendosur pranë portës së banesës së një 69-vjevcari. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autoreve, për të dyja ngjarjet e mësipërme.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.