Tronditet Juventus, Ronaldo jashtë fushe per sa kohe…?

Tronditet Juventus, Ronaldo jashtë fushe per sa kohe…?

354
0

Vjen lajmi i keq nga Juventus, klubi njofton se ylli portugez Ronaldo ka shfaqur probleme muskulare.

ITALI-Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shfaqur probleme muskulore dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë në miqësoren tradiciolnale mes Juventus A me Juventus B, në Villar Perosa.

“Zonja e Vjetër” ka sqaruar se portugezi do të jetë i pranishëm në ndeshje, por nuk do të zbresë në fushë pasi po vuan nga një problem muskulor.

Ylli i Juventus do të stërvitet i veçuar në ditët e ardhshme dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të kampionatit që Juventus do të luajë kundër Parma-s pas dhjetë ditësh.  Problemi i Ronaldos ështënjë lajm i keq për Maurizio Sarri-n dhe tifozat bardhezi.