Tronditëse në Tiranë: Babai monstër abuzon seksualisht për 16 vjet vajzën e...

Tronditëse në Tiranë: Babai monstër abuzon seksualisht për 16 vjet vajzën e tij. Zbardhet historia (Emri)

536
0

Një ngjarje tepër e rëndë është bërë publike ditët e fundit, pasi një vajzë 25-vjeçare ka marrë guximin të denoncojë në polici të atin. E reja është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe ka denoncuar se i ati e ka abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe. Në vitin 2002 prindërit e vajzës u ndanë, dhe 61-vjeçari i identifikuar si shtetasi Qirjako Nakuçi, atëherë mori kujdestarinë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Sipas kallëzimit tronditës të vajzës në polici, gjithçka nisi një natë kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe dhe babai u kthye i dehur në banesë dhe abuzoi seksualisht me të. Që nga ajo ditë abuzimi ka vijuar për 16-vjet. Vajza e mori guximin ta denoncojë të atin ditët e fundit, pasi ajo tashmë është angazhuar me komunitetin e murgeshave në Tiranë. Gjatë një bisede me to, 25-vjeçarja ka treguar tmerrin që ka përjetuar për 16-vjet. Ajo kërcënohej vazhdimisht nga i ati që të mos tregonte. Policia e ka arrestuar 61-vjeçarin, i cili gjatë rrëfimit ka pranuar krimin e rëndë, madje është munduar të justifikohet duke thënë se vajza ka dashur vetë. Ndaj 61-vjecarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.