Tritol shtyllës, reagon OST: Akt i rëndë kriminal me pasoja të mëdha

Tritol shtyllës, reagon OST: Akt i rëndë kriminal me pasoja të mëdha

409
0

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) bëri të ditur se vendosja e eksplozivit ka demtuar nje nga kembet e shtylles te linjes te tensionit te larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, ne Fushe Kruje. Aktualisht, Njesite speciale te OST jane duke nderhyre per te shmangur stakimin e kesaj linje qe do kishte pasoja shume te renda ne furnizimin me energji elektrike ne vend. Flukset e energjise qe injektohen ne kete linje sot jane 50% e konsumit ne gjithe vendin. OST denon kete akt te rende kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale ne organet e drejtesise me synim gjetjen e autoreve dhe venien e tyre para pergjegjesise.