Tritol në banesë drejtorit të OSHEE në Fushë-Krujë

Tritol në banesë drejtorit të OSHEE në Fushë-Krujë

450
0

Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur banesës së Xhavit Mashës, babait të drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Mashës. Lënda plasëse ka shpërthyer rreth ores 02: 45 të ditës së sotme, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa. Pronari i banesës, Xhaviti, njihet si një person pa probleme dhe pa konflikte me njeri. Dyshohet se tritoli i vendosur ka lidhje me detyrën e të birit, Besnikut, për shkak të postit që mban në Operatorin e Shpendarjes se Energjise Elektrike.

 

Informacion paraprak i policisë

 

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

 

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.