Tri gëzime në një ditë, për komunitetin shqiptar, në Mbretërinë e Bashkuar!

Tri gëzime në një ditë, për komunitetin shqiptar, në Mbretërinë e Bashkuar!

423
0

Të dielën, 05. 05. 2022, në orën 12.00.
Në adresën: 33 Hotford Road
Childs Hill Park
NW11 8NL
Londër, UK

Do të festohet, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Jubileu i Platinit të Mbretëreshës së bashku me Ditën e Komunitetit Shqiptar në UK.

Organizuesit janë Shoqata “ Ardhmëria” në bashkëpunim me Mother Teresa Albanian Union.

Të ftuar nderi do të kemi përfaqësues të shtetit anglez së bashku me përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadorët z.Qirjako Qirko së bashku me z.Ilir Kapiti, përkatësisht nga ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Përfaqësuese e Fondacionit Tradita Popullore, znj. Edlira Sulaj, nga Tirana. Që bashkëpunon me shoqatën “ Ardhmëria”.

Brent Start Working që bashkëpunon me Mother Teresa Albanian Union në North West London.

Të ftuar nga qytete/ krahina të ndryshme, të Mbretërisë së Bashkuar, nga komuniteti shqiptar.

Programi tematik i fëmijëve të shkollës Shqipe “ Ardhmëria” i përgatitur nga mësueset e kësaj shkolle.

Të ftuar profesionistë në lëmin artistik.
DJKastrati me grupin e tij.
Flora Sula
Tahir Meshi
Behar Brati

Fëmijët do të kenë plot momente argëtuese edhe didaktike. Nepërmjet lojës dhe punëve të artizanatit shqiptar. Artit të pikturimit të fytyrës me elementë argëtues natyrorë dhe të tjera larmi që i presin atë ditë. Vendi ofron hapsirë në natyrë për piknik dhe argëtim familjar.

Ju presim në këtë ditë të shënuar. Hyrja dhe parkimi janë falas.