Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

334
0

Tre parti në Holandë kërkojnë vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Kërkesa është bërë nga Partia Kristiandemokrate, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë. Në deklaratën e përbashkët, tre partitë holandeze thonë se kohët e fundit janë rritur rastet e kriminalitetit shqiptar, ndaj vendosja e vizave është një hap shumë i domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve holandezë. Shumë shpejt, kjo çështje do të diskutohet edhe në parlamentin holandez. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Kristiandemokrate thotë se regjimi i vizave me Shqipërinë duhet të vendoset menjëherë, pasi sipas statistikave grupet kriminale nga Ballkani po kontrollojnë trafikun e drogës në Amsterdam. Shqipëria në qershor pret të hapë negociatat me Bashkimin Europian, por qëndrime të tilla të partive populiste, si Partia e Lirisë në Holandë, paralajmërojnë se mund të ketë një përgjigje negative edhe këtë vit.