Tre ditë shkëputje të energjisë në Tiranë, OSSHE publikon zonat dhe oraret

Tre ditë shkëputje të energjisë në Tiranë, OSSHE publikon zonat dhe oraret

356
0

Për shkak të punimeve në kabina dhe remonteve në nënstacionet Kinostudio dhe Dinamo, në Tiranë do të ketë shkëputje të energjisë elektrike. OSHEE lajmëron se në datat 18, 19 dhe 20, pra tre ditët në vijim do të mbeten pa drita disa zona të Tiranës nga ora 08:00 deri në orën 16:00. OSSHE lajmëron se në datën 18 mars, gjatë orës 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona, Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, pjesërisht në Kombinat, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja” Ndërsa në datat 19 dhe 20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë, pjesërisht në Komunën Dajt dhe në Babrru .