Tre ditë më parë i dogjën makinën të shoqes, gjyqtari i çështjes...

Tre ditë më parë i dogjën makinën të shoqes, gjyqtari i çështjes së Izet Haxhisë në ‘sitën’ e vettingut

422
0

Ditën e sotme ka dalë para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.

 

Sipas ILKPDI-së, Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje të saj.

 

Tre ditë më parë iu vu zjarri makinës së bashkëshortes së gjyqtarit.

 

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por dyshohet se djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të detyrës së gjyqtarit Binaj.

 

Aktualisht, Sokol Binaj është gjyqtar në çështjen e Izit Haxhisë.