Ditën e sotme ka dalë para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.
Sipas ILKPDI-së, Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje të saj.
Tre ditë më parë iu vu zjarri makinës së bashkëshortes së gjyqtarit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por dyshohet se djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të detyrës së gjyqtarit Binaj.
Aktualisht, Sokol Binaj është gjyqtar në çështjen e Izit Haxhisë.