Transportonte 1 milion euro drogë në makinë me vajzën 5 vjeçare, arrestohet...

Transportonte 1 milion euro drogë në makinë me vajzën 5 vjeçare, arrestohet shqiptari në Itali

503
0

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të drogës. Shqiptari i identifikuar si B.O 43 vjeç, banues në Emilia Romagna ka udhëtuar me tragetin e linjës nga porti i Livornos në portin e Olbias së bashku me vajzën e tij 5 vjeç e bashkëshorten me kombësi rumune. Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur të fshehur në aribagun e pasagjerit, 6 kg kokainë e 16 gramë heroinë. Sipas policisë italiane droga e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte një përfitim rreth 1 milionë e gjysëm euro. Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë.