Transporti i turistëve për në Ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit,...

Transporti i turistëve për në Ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit, autoritetet kontrolle anijeve të vogla për mbushjen tej kapaciteteve

521
0

 

Autoritetet lokale në Vlorë kanë nisur kontrollet për sigurinë në gomone, pasi ato mbushen tej normave të lejuara.

 

Një anije me turistë e cila transportonte 20 persona është përplasur sot në afërsi të ishullit Aegina të Greqisë, ku si pasojë të paktën 3 persona kanë mbetur të vdekur, njëri prej të cilëve ishte fëmijë. ( Agjencioni i lajmeve i Athinës – Anadolu Agency )

)

“U kontrolluan me imtësi të gjithë pasagjeret qe u imbarkuan nga te cilat disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me tepër se kapaciteti i lejuar sipas certifikatës se Regjistrit Detar Shqiptar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer qe kishin zgjedhur fundjavën për plazh në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan ne anijet e tjera me kapacitete te mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

 

 

Ashtu si në sezoni turistik Veror 2018 edhe kete sezon verore, Kapiteneria e Portit Vlore çdo ditë përpara nisjes ne portin e Vlorës dhe zonës së Radhimës monitoron kapacitetet e këtyre anijeve te cilat ne fundjave është tejet i ngarkuar ku numri i tyre shkon ne 1300 pasagjerë.

 

Sanksionet për veprime të kundërligjshme gjatë transportit:

 

Kapiteni i anijes ose personi që vepron në vend të tij dënohet me një gjobë prej 2000 (dy mijë) Eurosh, ose në kundërvlerën me monedhë kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare të mëposhtme: pika c )nëse merr në bord një numër më të madh udhëtarësh nga ai i lejuar; sipas ligjit Nr.9251, datë 8.7.2004. Gjithashtu kontrollet do te vashdojne edhe per mjetet e vogla lundruese deri 12pasagjer / 20NT si gomone, varka, etj. te cilat jane nen juridiksionin e Policise Kufitare me qellim rritjen e sigurisë lundrimore te ketyre mjeteve qe operojne ne gjiun e Vlores te cilat nga viti ne vit janë ne rritje me +25%.