Trajtimi i bukurisë që ju prezatojmë do të përmirësojë cilësinë e lëkurës tuaj dhe do të sjellë përsëri shkëlqimin rinor të saj, vetëm me këta përbërës natyralë që i keni në shtëpi. Ja se çfarë duhet të bëni Me një pambuk të zhytyr në ujë trëndafili pastroni fytyrën tuaj fillimisht. Pastaj prejeni një domate përgjysmë dhe vendosni kripë mbi të. Fërkoni fytyrën tuaj me domate për disa minuta – ky proces do të hapë poret tuaja dhe do të heqë qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra juaj në çast. Hapi i ardhshëm përfshin përzierjen e 2 lugëve lëng domateje me 2 lugë xhel Aloe Vera. Nëse ju pëlqen, ju mund të shtoni 1 kapsulë vitaminë E në përzierje. Aplikoni kremin e bërë në shtëpi në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 5 minuta në mënyrë që të hyjë në poret tuaja. Më pas, duhet të përgatitni një përzierje prej 2 lugë mielli orizi, 2 lugë lëng domateje dhe disa pika lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdorimi i rregullt i trajtimit do të zgjidhë të gjitha problemet e lëkurës dhe do ta bëjë fytyrën tuaj të shndritshme dhe të butë si kurrë më parë.