Tjetër zjarr i qëllimshëm, digjen dy hektarë tokë në Krujë

Tjetër zjarr i qëllimshëm, digjen dy hektarë tokë në Krujë

434
0

Foto ilustruese

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në vendin e quajtur  Dane, Fushmadhe në afërsi të Zaharisë në Krujë.

Zjarri që mendohet i qëllimshëm favorizohet nga  era dhe flakët  janë përhapur duke dëmtuar e djegur edhe disa rrënjë ullinj.

Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët. Deri tani sipërfaqja e djegur është mbi 2 hektarë.