Tiranë/Rrëfehet striptistja 22-vjeçare: Fitoj deri në 4 mijë euro në muaj

Tiranë/Rrëfehet striptistja 22-vjeçare: Fitoj deri në 4 mijë euro në muaj

540
0

Një vajzë 22 vjeçare nga Tirana, e cila prej tre vitesh punon si striptiste në një lokal nate, ka vendosur të ndajë në media përvojën e jetës së saj. Ajo ka treguar se fiton deri në 4 mijë euro në muaj dhe bën një punë për të cilën familja e saj është në dijeni. Në një intervistë për emisionin “Exclusive” në Top Channel, vajza ka thënë se me paratë e fituara, dëshiron të investojë një biznes shërbimi. Gjatë intervistës së saj, Sara ka treguar se puna e saj nuk ka lidhje me punonjëset e seksit dhe është pikërisht kjo ajo që shpesh klientët e ngatërrojnë. “Janë ata që të ofrojnë para duke të të ngatërruar me një punonjëse seksi, ndërkohë që je vetëm për shoqëri apo për për të bërë shoë. Ka nga ata që vinë të pirë dhe duan të kalojnë limitet duke të të prekur, por ne dimë ti menaxhojmë edhe këto situata. Ashtu si e thash edhe në fillim jam tip pa komplekse dhe nuk e vras shumë mendjen për paragjykimet. Ti e pe shumë mirë punën time, kaluam bashkë 24 orë në jetën time dhe puna ime është joshje është performancë nuk ka asnjë gjë të bëj me seksin”. 22-vjeçarja ka thënë se kjo përvojë pune e ka bërë edhe më të fortë. “Besoj më ka bërë më të fortë, pasi dëgjojmë shumë situata me klientët, bëjmë edhe psikologun ndonjëherë. Zakonisht janë meshkujt që luajnë me femrat, këtu jemi ne ato që luajmë me meshkujt pasi hasim dhjetra në natë”. Sidoqoftë, vajza ka pranuar se arsyeja që qëndron në këtë punë, është pikërisht pagesa, duke thënë me plot gojën se është profesioni më i paguar për momentin.