Tiranë/ Bashkia tenton të prishë shtëpinë, banorët shtrihen në rrugë

Tiranë/ Bashkia tenton të prishë shtëpinë, banorët shtrihen në rrugë

323
0

Institucionet e bashkisë kanë tentuar të prishin një shtëpi ditën e sotme, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë me arsyetimin se toka u është rikthyer pronarëve të ligjshëm, por janë përballur me rezistencën e banorëve. Familjarët kanë dalë në rrugë, duke u shtrirë në rrugë në formë proteste, ndërsa një prej anëtarëve të kësaj familjeje ka humbur ndjenjat.

Ata pretendojnë se shtëpia e tyre është me dokumente të rregullta dhe shteti po përpiqet t’ua marrë në mënyrë të paligjshme. Kryefamiljari deklaron se punonjësit e Bashkisë janë shfaqur sot për të shembur shtëpinë e tyre pavarësisht se procesi gjyqësor nuk është mbyllur ende.

“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne?”, kanë thënë banorët. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar një prej djemve të familjes, po ashtu edhe autoambulanca për të marrë personin që humbi ndjenjat.