Disa zona në Tiranë do të kenë shkëputje të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora. Sipas OSHEE stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve për rikonstruktimin e kabinave. Zonat ku do të stakohet energjia elektrike janë pjesërisht rrugët “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno” etj..
Zonat dhe oraret kur do të stakohet rryma:
20 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”
09:00-10:00
Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë
10:30-11:30
Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”, “Zef Jubani” pjeserisht.
12:00-13:00
Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”, “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”
21 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”