Tirana humb ndaj Kukësit, sherr masiv në dhomat e zhveshjes, ndërhyn Safet...

Tirana humb ndaj Kukësit, sherr masiv në dhomat e zhveshjes, ndërhyn Safet Gjici

386
0

Pas rënies së bilbilit u shënua dhe një incident i rëndë mes futbollistëve të të dyja ekipeve të cilët rivalitetin e fushës e transferuan me grushta në tunelin që të çon për te dhomat e zhveshjes.

ELBASAN– Skuadra e Tiranës nuk ia ka dalë të fitojë sfidën e saj në luftën për titullin kampion përballë Kukësit.

Në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, kuksianët kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë “bardhebluve” duke marrë kështu dhe kryesimin e tabelës me 10 pikë.

Fillimisht seria e golave u nis nga Abazaj, i cili shënoi i pari, ndërsa në pjesën e dytë ishte Shkurtaj ai që dyfishoi rezultatin. Goli për Tiranën erdhi në minutën e 88 të takimit me Cobina, i cili duhet thënë se ishte një nga lojtarët më të mirë në këto 90 minuta.

Pas rënies së bilbilit u shënua dhe një incident i rëndë mes futbollistëve të të dyja ekipeve të cilët rivalitetin e fushës e transferuan me grushta në tunelin që të çon për te dhomat e zhveshjes.

U desh ndërhyrja e policisë dhe e presidentit Safet  Gjici që situata të qetësohej.