Drejtori i PSG-së, Leonardo në një intervistë ka konfirmuar se ekziston mundësia që Neymar të largohet nga gjiganti francez.
“Neymar mund ta lë PSG, nëse ka ndonjë ofertë që i përshtatet të gjithëve. Por deri më tani nuk e dimë nëse dikush dëshiron ta blej atë ose në çfarë çmimi. E gjitha kjo nuk bëhet brenda një dite, kjo është e sigurt. “, tha ai fillimisht.
“Po kam folur me Neymar dhe përfaqësuesit e tij dhe të gjithë e dinë çdo gjë, pozicioni është i qartë i të gjithë pjesëmarrësve por një gjë është e qartë, ai ende ka kontratë tre vjeç me ne. Përderisa ne nuk kemi ndonjë ofertë ne nuk mund të diskutojmë asgjë.”, shtoi Leonardo.
“A e ka shprehur Neymar dëshirën për tu larguar? Është e qartë për të gjithë. Por në futboll, një gjë është sot, tjetër gjë është nesër.”, përfundoi ai.
Neymar nuk është paraqitur sot në stërvitjen e klubit francez, duke rritur dyshimet se ai është pranë largimit.