Pepe Reina është ende duke menduar mbi të ardhmen e tij dhe sipas mediave italiane, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit te Napoli. Portieri spanjoll mund t’i japë “lamtumirën” ekipit italian, ndaj edhe drejtuesit e klubit po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Një ndër emrat që është përmendur sipas “Premium Sport” është Mattia Perin i Genoa-s, por presidenti Preziosi nuk do ta lëshonte pa 10 milionë euro. Ndaj Napoli po mendon për alternativat, mes të cilëve përmendet edhe Thoma Strakosha i Lazios, por edhe Leno i Leverkusen dhe Rolls i Real Sociedad.